Tvsh-së në minus – 9,7 %;
Rënie të Akcizës – 8,2 %;
Taksa Doganore -14.1%;
Të ardhurat e pushtetit vendor – 21%;
Të ardhurat nga tarifat – 12,1 %.
PS theksoi se, qeveria ka dështuar gjithashtu me planin e shpenzimeve, ku vetëm investimet kanë një mos realizim prej 3,604 miliardë lekë. Për pjesën e shpenzimeve vërehet se ato janë të barabarta me ato të kryera në 3-mujorin e parë të vitit 2011. Investimet janë nga më të ultat në këto 5 vitet e fundit (që nga 2009 – 2013). Treguesit fiskalë raportojnë për deficitin aktual, i cili është 45 % më i lartë se ai i së njëjtës periudhë të vitit 2012. Tek deficiti dhe financimi i tij vërehet se ai është financuar me 6,3 miliard lekë më shumë se plani, gati 50 % më shumë dhe se treguesi i financimit gjithashtu është shumë më i lartë se një vit më parë, është 129% më shumë. Këto të dhëna që raportohen për tre-mujorin e parë shfaqin qartë dështimin total në administrimin fiskal të vendit.
PS akuzoi gjithashtu Berishën se, jo vetëm fsheh situatën reale ekonomike në vend por edhe transformon të dhënat e shkruara nëpër raporte ndërkombëtare, duke iu referuar raportit të Komisionit Europian për situatën ekonomike të vendeve aspirante për anëtarësim.
PS bëri të ditur se, në respekt të publikut dhe qytetarëve shqiptarë, duhet thënë se, 4 të vërteta të hidhura kishte ky raport:
Rritja është ngadalësuar keqas;
Borxhi është i lartë;
Investimet e huaja kanë rënë;
Papunësia nuk po njeh përmirësim.
Sipas PS-së, Shqipërisë dhe shqiptarëve u nevojitet një model i ri ekonomik, nevojitet ristrukturimi i plotë i ekonomisë shqiptare. Një model ekonomik, i cili të ketë si prioritet më pak borxhe për brezat e ardhshëm, më shumë qëndrueshmëri fiskale. Qëndrueshmëri ekonomike nëpërmjet rivendosjes të ekuilibrave buxhetorë për të zbutur kështu barrën e detyrimeve mbi brezat e ardhshëm. Qeveria e re e majtë pas 23 qershorit, sipas Partisë Socialiste, do të shëndoshë financat publike, do të lehtësojë buxhetet familjare, duke i dhënë më në fund frymëmarrje të re ekonomisë shqiptare.