Prokurori i Përgjithshëm per vrasjen ne Laç: Autorët do të dalin para Drejtësisë

64

largea_adriatik-llalla1354533576Për herë të parë në gjithë këto seri incidentesh dhe shkeljesh të rënda ligjore përgjatë fushatës elektorale, kemi një prononcim publik të Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla. Prononcimi u mor pas votimit të tij, në zonën përkatëse zgjedhore.

Llalla ka deklaruar në lidhje me ngjarjen e rëndë të vrasjes së komisionerit të LSI-së në këtë qark se, autorët do të vihen para përgjegjësisë.

 “Autorët do të dalin para përgjegjësisë. Do të hetojmë të gjitha rastet. Nuk do të nxitohemi në dhënien e konkluzioneve pa përcaktuar shkaqet që çuan në këto ngjarje”, – është shprehur Llalla pas momentit të votimit në zonën e tij zgjedhore.