Kukan apel për hetimin e dhunës së ushtruar, në këtë ditë votimi

20

kukan_eduardEduard Kukan, kryesuesi i delegacionit të Parlamentit Europian që do të ndjekë nga afër zgjedhjet në Shqipëri deklaroi pas daljes nga selia e PS-së, se pret që zgjedhjet të mbahen në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Kukan theksoi, se shqiptarët meritojnë një të ardhme europiane dhe se komuniteti ndërkombëtar shpreson që Shqipëria të lëvizë drejt integrimit. Ne lidhje me dhunën e ushtruar Kukan theksoi se  duhet hetuar.

“Le të mos biem në përfundime paraprake, rëndësi ka që të hetohet. Shpresoj që kjo të hetohet”,- deklaroi Kukan.