Presidenti serb pezullon takimet rajonale: Pres që Turqia të më kërkojë falje për Kosovën

64

01-Tomislav-NikolicPresidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka pezulluar pjesëmarrjen në takimet rajonale ndërmjet Serbisë, Bosnjës Hercegovinës dhe Turqisë, sepse kërkon ndjesë nga Turqia për fjalimin e kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan në Prizren. Fjalimin e Erdogan mbi Kosovën, presidenca serbe, e cilësoi si një skandal.

Me të marrë funksionin e presidentit, vijova marrëdhënie të mira me Turqinë, të cilat i kishte vendosur paraardhësi, ish-presidenti i Serbisë. U angazhova që marrëdhëniet të shndërrohen në miqësi të sinqertë të dy popujve. Gjatë gjithë i kohës kam tërhequr vërejtjen presidentit të Turqisë se nuk është në rregull që zyrtarët turq kërkojnë nga shtetet tjera që ta njohin pavarësinë e Kosovës”,- thuhet në një komunikatë të presidencës serbe.

Pesidenti serb e konsideron sjelljen e liderit turk si një agresion pa armë ndaj Serbisë. Për këtë arsye ai i kërkon që Turqia t’i kërkojë falje Serbisë për këtë qëndrim.

Pres që tek Turqia të fitojë arsyeja dhe që Turqia t’i kërkojë falje Serbisë për shkak të agresionit pa armë që kreu ndaj Serbisë. Deri atëherë, si president i Serbisë, unë ngrij pjesëmarrjen time në takimet rajonale të Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Turqisë, pasi ky nuk është takim i vendeve luftënxitëse, por shteteve demokratike, në të cilat arsyeja shtetërore udhëheq drejt paqes në Ballkan”, ka përfunduar presidenti serb.