Protestuesit disa prej tyre me kapuçë në kokë, kanë rrëzuar barrierat e mbrojtjes policore, kanë çarë kordonin e policisë duke tentuar të futen në Parlament.
Ndërhyrja e grupeve speciale policore, ka bërë të mundur spostimin e turmës, që shtynte për tu futur në parlament.
Ministri i Brendshëm Miguel Macedo, e ka vlerësuar ngjarjen për ‘Publico’ si ‘absolutisht të papranueshme’. Së pari, pasi rregullat e sigurisë duhet të respektohen dhe sepse ato që i kanë për mision t’i respektojnë, nuk mund të japin shembullin e dhunimit të tyre.
Paulo Valente Guedes, Drejtori Kombëtar i Policisë, ka dhënë dorëheqjen të nesërmen e ngjarjeve të ndodhura para Parlamentit.
Kryeministri Pedro Passos Coelho, sipas “Ipsilon” ka deklaruar se “ mos respektimi i rregullave në manifestimin e policisë nuk duhet të kishte ndodhur kurrë” dhe se “kjo nuk ishte një indikator i mirë i autoritetit të forcave të sigurisë”.
Presidenti António Cavaco Silva, ka bërë thirrje për qetësi duke theksuar respektin e tij të madh për forcat e rendit : “Ruani qetësinë në këto kohë të vështira për Portugalinë, ndërkohë që ne varemi nga kreditorët, që na vëzhgojnë çdo ditë”