Policia e Gjirokastrës ndalon 4 të dyshuarit për sulmin ndaj autobusit

56

1-autobusi-athine-tirane-u-qellua-tp-27-janar-2014-425x270Policia e Gjirokastrës ka ndaluar sot 4 autorët e dyshuar të cilët qëlluan me armë ndaj autobusit të linjës Tiranë-Athinë, 2 ditë më parë në Memaliaj.

Burime zyrtare nga policia rajonale bëjnë me dije se janë ndalur  shtetasit Klejdi Tringa 20 vjeç, Besmir Ruçi 23 vjeç, Jurgen Lola 22 vjeç dhe Gentian Beqiraj 29 vjeç, që të katërt nga Memaliaj.

Sipas policisë, ndalimi i 4 të rinjve u bë pasi nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se 3 të rinjtë Klejdi Tringa, Besmir Ruçi dhe Jurgen Lola, të ndihmuar nga  Gentian Beqiraj, në bashkëpunim me njëri tjetrin në datë 27.01.2014, në orën 01:00, pas një plani të diskutuar dhe menduar një natë më parë në një lokal, në fshatin VASIAR, për grabitje në rrugë, nën efektin e përdorimit te lëndëve narkotike kanë tentuar të ndalojnë duke qëlluar me armë zjarri e më pas të kryenin vjedhjen e  pasagjerëve  të autobuzit, të linjës Athinë-Tiranë, me targa AA 578 GC, në vendin e quajtur Mogila në aksin rrugor Tepelenë-Krahës.