Një zënkë mes një pasagjeri dhe fatorinos në autobusin e linjës Kamëz-Tiranë ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur fatorinoja.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:40 te pasdites se sotme tek Ura e Kamzës, ndërsa 33-vjeçari i plagosur Fatmir Marku banor i Kamzës është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e komisariatit numer 4 te kryeqytetit, të cilët kanë bere edhe shoqerimin e disa personave per te hedhur drite mbi rrethanat dhe shkaqet e plagosjes.



