Plagoset me thikë gjyqtari Artan Gjermeni

68

policia2015Gjyqtari Artan Gjermeni është plagosur me thikë gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të diele nga persona ende të paidentifikuar në kryeqytet.

Mësohet se gjyqtari është goditur 4 herë me thikë, ndërsa është dërguar menjëherë në QSUT, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorëve të kësaj ngjarjes, rrethanat e të cilës janë ende të paqarta. Policia ka bërë të ditur se po hetohet në dy pista. Pista e parë, plagosje për shkak të detyrës dhe e dyta për konflikte personale.

Gjyqtari Gjermeni i ka dhënë deklaratën e tij prokurorit dhe autoriteteve të policisë, ku ka thënë se është prerë me mjete llamarine në ambientet e shtëpisë së tij.

Artan Gjermeni prej 10 vjetësh është gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, ndërsa është gjyqtari që i dha pafajësinë ish-guvernatorit, Ardian Fullani.
Top channel