Nga Aurora Allushaj
Pedofilia është një argument delikat, i dhimbshëm, i vështirë për tu trajtuar edhe pse për fat të keq shumë shpesh është lajmi kryesor i hapjes së medieve. Por çfarë dimë për pedofilët? Kush janë mekanizmat me të cilat ata mbrojnë dhe justifikojnë krimet e tyre? Çfarë ndodh në mendjen e një pedofili?
Psikiatër dhe shkencëtarë të ndryshëm kanë arritur të zbulojnë detaje të reja të asaj që ata e konsiderojnë sëmundje mendore, pedofilisë. Nga ana mjekësore, konsiderohet si një sëmundje mendore e cila kthehet në krim në momentin që i sëmuri hyn në aksion. Sipas studimeve më të fundit amerikane, çelësi për të ndaluar dhe kuruar këtë problem mendor është në detajet klinike. Edhe midis psikiatërve, në nivel botëror ka përçarje për pedofilinë: disa e përcaktojnë atë si një varësi, të tjerë si një orientim seksual dhe të tjerë akoma e kërkojnë përgjigjen tek skanimet e trurit të pedofilëve.
Edhe pse me hipoteza të ndryshme, të gjithë psikiatrit kanë rënë në ujdi për një përkufizim të përbashkët se ç’është pedofilia.Sipas tyre, pedofilia është një kriter që përcakton dëshira erotike per fëmijët prepubertet, zakonisht nën 13 vjeç. Arsyeja është akoma për tu stabilizuar, por sipas studimeve të ndryshme të bëra në këtë fushë, numri më i madh i pedofilëve është i gjinisë mashkullore, 94%. Studimi isëmundjes është shumë i komplikuar për vetë faktin se shumica e personave me tendenca të tilla nuk kërkojnë ndihmë dhe zbulohen vetëm (jo gjithmonë), në momentin kur hyjnë në aksion.
Pedofilët shpesh kalojnë muaj të tërë në kontakt me “viktimat”, luajnë me ta, ju dhurojnë lodra dhe dhurata të tjera për tu bërë pjesë e universit të fëmijës. Pedofilët nuk kërkojnë tek fëmija vetëm kënaqësinë seksuale, ata shumë shpesh identifikohen fuqishëm tek viktimat e tyre. Terapitë e ndryshme që bëhet kërkojnë që të afrojnë pedofilët me botën e të rriturve, pra shkëputjen nga bota e të miturve, rikrijimin e aftësive normale sociale të cilat shpesh ju mungojnë.
Shumë pedofilë nuk operojnë me qartësi në lidhje me moralin e asaj që bëjnë, por ata krijojnë “shtrembërime konjitive”, shfajësojnë veten nga faji dhe përgjegjësia. Për shembull, shpesh justifikojnë këtë duke thënë se “fëmija nuk ka thënë jo kur kam filluar”, apo “dikush e bëri për mua një veprim të tillë kur unë isha fëmijë dhe kam menduar se ishte normale”, ose “Unë me të vërtetë i duan fëmijët. “
Në shumicën e rasteve, miq apo fqinjë të pedofilëve kanë treguar “dukej një person normal”, dhe se nuk do të kishin dyshuar kurrë për një gjë të tillë. Pra, një person normal por që në mendjen e tij formulon llojë – llojë skenarësh që më mbas mundohet ti vërë në jëtë sapo të gjejë prenë e radhës.
Fiksimi erotik për fëmijët pre-pubertet është një zonë e tmerrshme për pedofilët të cilët pa këtë “fiksim” do të bënin një jetë normale. Dëshirat seksuale të këtyre personave janë si “copëza pellgjesh”. Por këto ide bien ndesh me rezultatet e kërkimeve më të fundit të bëra nga James Cantor, prof. në Departamentin e psikiatrisë në Universitetin e Torontos. Cantor është i vetmi mjek në botë që studion pedofilinë nga pikëpamja biologjike, diferencat fizike dhe cerebrale që dallojnë pedofilwt nga pjesa tjetër e popullsisë. Cantor ka zbuluar se, përgjithësisht pedofilwt kanë një kofiçent intelekti 10 pikë më të ulët se e mesmja e pergjithshme e popullsisë. Ata janë 2.5 centimetra më të ulët dhe pjesa më ë madhe e tyre janë mëngjarash dhe gënjeshtarë. Mëngjarashët janë më të shumtë në numër edhe në rastet e autizmit dhe skizofrenisë, dy kushte psikiatrike me “bazë të qartë biologjike”. Nga skanime të ndryshme të trurit janë zbuluar dallime të shumta të lëndës së bardhë midis pedofilëve dhe jo pedofilëve, ose më saktë në substancën që lidh njërin rajon të trurit nga tjetri. Në grupin e pedofilëve të analizuar, është vënë re një deficit i theksuar i lidhjes së lëndës së bardhë në këto rajone. Kur nuk ka mjaftueshëm lëndë të bardhë, rrjeti cerebral identifikon se potencialet seksuale nuk funksionojnë mirë. Ky është një zbulim shumë i rëndësishëm për ndalimin dhe më pas kurimin e këtij fenomeni që ende sot ngelet destinacion i kërkimeve të ndryshme mjekësore dhe shkencore. Personalisht e shikoj në një këndvështrim më të gjerë, besoj që nuk mund të mbyllet gjithçka vetëm në kuadrin klinik, por të studiohet dhe të nxirren përfundime shkencore me baza të forta.