Sulmuesi kuqezi vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Dytë në Zvicër

17

sadikuSadiku vulos fitoren e Luganos, goli i 13-të në Challange League

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, vazhdon të shfaqet protagonist në Ligën e Dytë në Zvicër. Në sfidën e sotme elbasanasi vulosi fitoren e pastër 2-0 të Luganos në fushën e vet me Chiasso-n. Da Silva i hapi rrugën e fitores Luganos në minutën e 65-të, ndërsa shqiptari e vulosi atë në të 87’.

Me këtë fitore, Lugano ngjitet në kuotën e 33 pikëve, teksa ndodhet në vend të 6-të në Challange League. Për Armando Sadikun ky ishte goli 13-të në kampionat, duke qenë në krye të renditjes së golashënuesve së bashku me Calla të Aarau-t.

Në sezonin e kaluar sulmuesi kuqezi arriti të fitojë “Këpucën e Artë” në Ligën e Dytë zvicerane, ku luante për Locarnon. Këtë sukses ai shpreson ta arrijë edhe këtë edicion me fanellën e Luganos. Ndërkohë, forma e mirë që po shfaq 22-vjeçari ka nxitur interesimin e disa klubeve evropiane, që kërkojnë ta blejnë atë në merkaton e verës. Por jo vetëm, pasi Sadiku kërkohet edhe në Brazil, ku Korinthians po interesohet për sulmuesin shqiptar. Nëse do të realizohet transferimi i bujshëm, Armando Sadiku do të jetë partner në sulm me Alesandre Paton.