Përgjaket Karaburuni, një i vrarë dhe një i plagosur rëndë

51

karaburunMediat shqiptare raportuan mëngjesin e sotëm (e enjte) se 60 vjeçari Shedat Vangjeli, nga fshati Dukat i Vlorës ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me armë zjarri nga bariu të cilin e kishte punësuar. I plagosur rëndë ka ngelur edhe baxhanaku i viktimës, i cili ka qenë në ato momente. Sipas informacioneve të para që ka shpërnarë për mediat policia e Vlorës shkaku i sherrit ka qenë pagesa e pretenduar nga bariu dhe që sipas tij nuk ishte shlyer nga punëdhënësi.Paraprakisht mendohet se I riu nga Elbasani vuan nga çrregullime të theksuara mendore. Policia e Vlorës po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.