PD: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese zbatohen, nuk diskutohen

44

Edi_PalokaKreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ka deklaruar se askush nuk ka tagrin të diskutojë mbi vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Duke iu referuar mungesës në takimin e kërkuar sot nga dy ministrant Harito dhe Celibashi, Paloka u shpreh se kryetarët e grupeve parlamentare nuk mund të thirren nga ministra por vetëm nga kreu i Parlamentit.

Deklarata e plotë

Qeveria iu drejtua kryetarëve të grupeve parlamentare dhe kërkohej të m blidheshin sot në orën 10.00 për të diskutura vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi aktin normative të qeverisë lidhur me ligjin për nëpunësin civil.

Është e njejta mënyrë e përdorur nga z.Rama dhe përpara se të ndërmerrte dhe aktin normativ, aktin  që para pak ditësh e  rrëzoi  Gjykata kushtetuese.  Së pari, pavarësisht se e bëjnë nga padituria, apo sepse kështu e koncepton funksionimin e shtetit kreu i tyre, duhet të kenë parasysh që kryetarët e grupeve parlamentare por edhe deputetë të thjeshtë qofshin, nuk mund ti thërrasë as ministra e as vetë kryeministri .  Mbase kjo është mënyra se si e koncepton shtetin z. Rama, sepse po e tregon përditë se mund të thërrasë kë të dojë, mund të urdhërojë kë të dojë, por për fatin e tij të keq parlamenti nuk varet nga z. Rama. Megjithatë le ta shohim me dashamirësi dhe t’ia  lemë paditurisë së tij këtë gabim. Kryetarët e grupeve nqse kanë ccështje për të diskutuar shumë mirë mund të takohen me njëri-tjetrin me ftesë të ndërsjelltë, ose mund ti thërrasë kryetari i parlamentit dhe të diskutojnë për ccdo ccështje që mund të gjykohet e nevojshme.

Së dyti, lidhur me qëllimin e kësaj mbledhjeje mendojmë se në mos është hoipokrizi prapë me dashamirësi do t’ia linim atyre që bëjnë ftesën sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të intepretohet nga kryetarë grupesh, nga kryeministra, nga kministra. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë mjaft i qartë, i detajuar, ka lënë të gjitha udhëzimet e këtij vendimi, kështu nuk mendoj se është në tagërin e kujto tjetër  e sa më tepër të grupeve parlamentare apo ministrave të qeverisë të diskutojnë këë vendim.

Qeveria si kushdo tjetër që përfshihet në atë vendim është e detyruar ta zbatojë pikë për pikë dhe nuk ka nevojë të bëjë diskutime apo analiza.