Sipas Tabakut, janë 116 nëpunës të doganave shqiptare janë shkarkuar të shtunën nga detyra nga një komision i paligjshëm, pasi anëtarët e tij nuk plotësojnë kriteret për të marrë këto vendime.
Ky shkarkim, vijon Tabaku është një ndëshkim kolektiv, është një largim masiv, thjesht e vetëm për të plotësuar planin e partisë për vende pune për militantët e tyre.Deri në fund të kësaj jave sipas saj, plani duhet realizuar, dhe numri i të shkarkuarve masivisht dhe pa motiv konkret, duhet të shkojë në 200 vetë.Asnjë punonjës nuk ballafaqohet me prova, apo me shkaqe ligjore për shkarkimin e tij. Nuk analizohet puna e askujt, rezultatet apo performanca.Është thjesht një urdhër partie që duhet zbatuar.
Sipas deputetes demokrate Tabaku, drejtuesit e degëve janë porositur të sjellin për shkarkim, 5 deri në 10 vetë, sipas normës që ka caktuar partia.Vendet bosh që janë krijuar, janë në dispozicion të kunatave, kunetërve, dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste.Qeveria po e kthen doganën shqiptare në një degë të Partisë Socialiste, dhe të oborrit familjar të qeveritarëve.
Partia Demokratike ngre shqetësimin që kjo nuk është rruga e duhur për të marrë statusin e vendit kandidat. Kjo nuk është rruga e duhur sepse po politizohet një institucion i cili deri dje ka arritur rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe ka ndikuar në rritjen e të ardhurave të qeverisë shqiptare.