Di Caprio dhe sukseset e karrierës së tij

60

leonardo-dicaprio-greensburgKy vit ka qenë një sezon çmimesh për aktorin dhe producentin amerikan Leonardo DiCaprio, teksa ka terhequr shumë vëmendjen e shtypit.  Ai është nominuar për pesë çmime “Academy Awards” dhe dhjetë “Golden Globe Awards” .  DiCaprio është fituesi i çmimit “Globi i Artë” për aktorin më të mirë në dramën “The Aviator” në vitin 2004  dhe së fundmi për rolin e tij në filmin “The Wolf of Wall Street” në vitin 2013 .

DiCaprio nisi karrierën e tij në reklama televizive përpara se të fitonte role në serialet televizive  : “Santa Barbara” dhe “Growing Pains” në fillim të viteve 1990 . Ai deputoi per here parë në filmin “Critters 3 “ në vitin 1991 dhe mori vlerësime pozitive nga kritikët .DiCaprio u nominua si Aktori më i  Mirë Mbështetës,  në filmin “What’s Eating Gilbert Grape” në vitin 1993, “Marvin’s Room” në vitin 1996 , si edhe në filmat “The Basketball Diaries” në vitin 1995 dhe “Romeo and Juliet” në vitin 1996 . Ai fitoj famë ndërkombëtare në filmin” Titanic” në vitin 1997 . ” Në një intervistë muajin e kaluar,  për “CBS This Morning”  ,ai tregon se ” ka kaluar një kohë e gjatë , megjithatë e vërteta është se  jam krenar për këtë film . Ai ka luajtur një rol të rëndësishem në karrierën time . Filmat e tij “Shutter Island” dhe” Inception “në vitin 2010, renditen si sukseset më të mëdha të karrierës së tij .

di-caprio-BAFTA2Leo, i cili zakonisht përpiqet të jetë larg medias , ka qenë pak më i hapur muajt e fundit , duke folur rreth profesionit dhe jetës së tij personale . Ai ka pranuar të flasë edhe rreth martesës. Pa përmendur të dashurën e tij të tanishme , Toni Garrn , ai tha për “CBS This Morning”  se ” Unë do të martohem kur të vijë momenti . Dua, që kjo të ndodhë natyrshëm “. Një rol të rëndësishëm në sy të mediave ka luajtur marrëdhënia e tij e ngushtë me regjisorin Martin Scorsese , si rezultat i kohës së gjatë të punës të tyre në pesë filma.Ata janë shprehur se bashkëpunimi i tyre do të vazhdoje edhe në projekte të tjera.

Djaloshi që, ne shpesh e shohim duke festuar me modele, në të vërtetë , është me këmbë në tokë dhe duket se nuk tundohet perpara droges . Ai tha për revistën “Los Angeles Times “ se ” nuk e kam marrë kurrë . Dhe kjo se kam perjetuar ngjarje që kane shkatërruar jetën e të njohurve te mi . Hollivudi është një vend shumë i paqëndrueshëm, ku artistët vijnë dhe kërkojnë t’i përkasin menjëherë atij . Është e bukur për të qenë një aktor dhe po ashtu e dhimbshme të marrësh kritika në moshë të re kur nuk je formuar akoma . Ne kemi parë shumë njerëz që bien viktimë e saj, dhe kjo është për të ardhur keq “-tha ai.