“Rama thotë se do “ndajë me ju zemrën e tij”, por qytetarët kërkojnë që ai të ndajë me ta detajet e të ardhurave të tij të fshehura, dhe taksat e papaguara. Sepse ai nuk flet për asnjë nga to. Në fakt, kanë kaluar pothuajse dy javë që kur mësuam se në mënyrë të paligjshme Edi Rama dështoi të paraqesë deklarimin e të ardhurave të tij. Më pas ne mësuam nga lajmet se Rama jo vetëm që e ka fshehur deklaratën e të ardhurave, por ai gjithashtu nuk ka paguar as taksat për miliona lekë të ardhurash. Të gjitha këto në një kohë që është duke ndërtuar vilën e tij shumë milionëshe, që bazuar në të ardhurat e tij të deklaruara, ai nuk mund ta përballojë diçka të tillë. Atëherë, kush po e ndërton vilën e Edi Ramës? Ai as kësaj pyetje nuk po i përgjigjet.
Ndërsa tani, Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është dërguar një letër, ku i kërkohet FBI-së të hetojë Edi Ramën për pastrim parash. Nga erdhën paratë? Cili është burimi i tyre? Edi Rama as për këtë nuk po jep përgjigje”,- deklaroi Vorpsi, në një Konferencë për shtyp për PD-në.