PD: Do bëjmë Shqipërinë rurale

22

Partia Demokratike mbajti Konventën e saj, ku u prezantua programi për Shqipërinë rurale dhe bujqësinë moderne.

Në fjalën e tij Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, u zotua se do të bëjë gjithçka që çdo fshat i këtij vendi të ketë infrastrukturën e lagjeve të qyteteve, sepse, sipas tij, ato e meritojnë plotësisht këtë.

Ai theksoi, se, falë PD-së u nxorën nga errësira duke u garantuar furnizimin me energji dhe se tani ajo çka konstatohet është, se, ato janë zhvilluar aq shumë, sa drita që i çon PD, është një dritë e zbehtë.  Bizneset e tyre, stallat, fabrikat, frigoriferët, sipërmarrjet e tyre, duan furnizim energjie me cilësi më të madhe. Kjo është arsyeja që Kryeministri u zotua, se, në katër vitet e mandatit të ardhshëm, çdo fshat shqiptar do të llamburitë nga dritat, njëlloj si nëpër qytete.

Kryeministri theksoi gjithashtu arritjet e qeverisë së tij, duke përmendur ndërtimin e 8 mijë kilometrave rrugë dhe se, qeveria e tij do të bënte gjithçka për të parë gropat e rrugëve të tyre, në mënyrë që çdo segment të asfaltohet.

Ai u zotua gjithashtu në fjalën e tij, se, në mandatin e ardhshëm do të përfundojë infrastruktura më moderne, se qindra shkolla janë ndërtuar dhe se vrapimi qeveritar, nuk do të ndalet kurrë derisa, çdo fshat të ketë ujë të rrjedhshëm për të pirë. Gjatë këtij zotimi Kryeministri, përmendi edhe disa raste konkrete të vëzhguara nga ai, ku psh. Në Kodër-Mëzes, fshatarët nga mungesa e ujit e mbartnin atë me kafshë, ndërsa një fshat tjetër nuk kishte fare ujësjellës.

Në fjalë e tij, ai përmendi gjithashtu, se, qeveria ka vendosur akte shumë të mëdha, si heqja e çdo takse, çdo tarife, mbi çdo import, mbi çdo gjë, që fermerët shqiptarë e përdorin për rritjen e prodhimit. Është bëre subvencionimi i 97 mijë koshere bletësh, sepse Shqipëria është sipas Berishës, vendi i bletës. Ai theksoi, se, Shqipëria është gjithashtu vendi i ujërave, ujërave me detërat e saj të mrekullueshëm të kripur, ujëra me liqenet e saj të mrekullueshëm, ujërat me rezervuarët e panumërta. Ai garantoi, se, edhe peshkimi, do të ketë përparësinë më të madhe. Shumë shpejt qeveria do të bëj disponibël për flotën e peshkimit, kredinë e butë me 20 milion euro, që ata të mund të kenë flotën më moderne në Adriatik dhe në Jon për peshkimin. Qeveria, sipas tij, ka hequr të gjitha tarifat për çdo gjë që nevojitet për peshkim.

Fjala e Berishës në këtë Kuvend, u mbyll me premtimin për të bëre një Shqipëri Rurale, ku nën brohoritjet ekzaltuese të sallës, dëgjohej slogani i fushatës në sfond nga Kryeministri: Përpara, Përpara, Përpara.