Mediat greke bëjnë me dije se në pako kishte një mjet shpërthyes, të improvizuar, rreth 500 gram dinamit, i cili ishte e lidhur me kabull. Sipas informacioneve që transmetojnë mediat greke, në pako kishte dhe një libër fetar.
E gjithë ngjarja, sipas policisë, mendohet të ketë në qendër të saj vdekjen e shqiptarit Ilia Karelit, në një prej burgjeve të Greqisë, në Malandrino.
Ilia Kareli, u gjet i vdekur brenda në qelinë e tij, në burgun Malandrino të enjten e 27 marsit. Ai u rrah për vdekje nga rojet e burgut që u hakmorën për plagosjen e kolegut të tyre, Jorgos Tsironis.