Opozita bojkoton komisionin parlamentar për reformën administrative-territoriale

55

konf kryetareveEshtë mbledhur pa praninë e opozitës komisioni parlamentar për reformën administrative-territoriale.

Në fjalën e tij, kreu i Kuvendit Ilir  Meta ka theksuar rëndësinë e kësaj reforme dhe këmbënguljen e maxhorancës për të siguruar bashkëpunim me opozitën për realizimin e saj.

“Kjo reformë është me ndikim strategjik për zhvillimin e komunës, për të mos folur për mungesën e kapaciteteve njerëzore dhe natyrisht për keqmenaxhimin e shumë resurseve financiare. Unë dua të theksoj vullnetin e mazhorancës që ta bëjë këtë reform sëbashku me opozitën e cila është shprehur në të kaluarën për realizimin e kësaj reforme pavarësisht se nuk I ka pasur votat për ta bërë ëktë gjë. Ndryshimi është që mazhoranca e sotme edhe pse  i ka votat kërkon me insistim bashkëpunimin e opozitës se ka nevojë për mendimet e saj, idetë e saj dhe sepse kjo është në interesin e gjithë shqiptarëve.  Mjafton të përmend vetëm një fakt të thjeshtë që vetëm nga kostoja administrative që do të kursehet nga realizimi i kësaj reforme buxheti i shtetit do të fitojë 80 milionë dollarë përgjatë një mandati të pushtetit vendor, përveç shumë resurseve dhe mundësive të tjera që do të vihen  në dobi të komunitetit nëpërmjet politikave afatgjata, më strategjike dhe më të mirëmenduara ”tha Meta.

Më herët, opozita është shprehur se kjo reformë ka qëllime tërësisht elektorale dhe nuk do të bëhet pjesë e saj pasi mazhoranca ka shkelur konsensusin.

Komisioni bipartizan për  reformën administrative-territoriale do të ketë dy bashkëkryetarë, një nga mazhoranca dhe një nga opozita dhe kjo e fundit do të ketë  edhe të drejtë vetoje.