Operacioni i kërkimi-shpëtimit i cii nisi dje nga bregdeti i Shëngjinit, u finalizua me sukses ditën e sotme, teksa të rinjtë u gjendën në sektorin ‘Rinia’ në Durrës.
Familjarët e 3 të rinjve, Vilson Marku (17-vjec) , Florin Gjoka (16-vjec) , Mirel Nikolli (16-vjec) denoncuan humbjen e fëmijëve të tyre, pasi ato nuk ishin kthyer në shtëpi.
Adoleshentët mësohet se kishin dalë për pedalim pasditen e së dielës në zonën e Kallmit në Durrës dhe nuk ishin kthyer më. Njëri nga të rinjttë kishte lajmuar me një mesazh në telefon vëllain e tij se po nisej me disa shokë për Itali.
Familjarët të alarmuar kanë lajmëruar autoritet bregdetare të cilat nisën menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit. ‘Aventura’ e të rinjve ka përfunduar mirë pas kërkimit që ka zgjatuar gjithë natën nga ana e familjarëve në bashkëpunim dhe me autoritetet bregdetare.