Nis Dialogu i Lartë BE-Shqipëri, Fyle: Bashkëpunim dhe fokus mbi integrimin europian

45

big_11-nentor-rama-fylePas takimit të zhvilluar paraditen e sotme mbi hapjen e Dialogut të Nivelit të Lartë BE-Shqipëri, Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle dhanë një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Komisioneri Fyle theksoi se dialogu i nivelit të lartë, që u hap sot konsiston në 5 prioritetet kyçe. Sipas Komisionerit është e rëndësishme të strukturohet bashkëpunimi dhe të mbahet fokusi në integrimin evropian.

“Reagimi i KE për përpjekjet e Shqipërisë është një angazhim më i madh nga ana jonë. Mendoj se shqiptarëve u duhet dhënë një ide e qartë e kësaj rruge drejt BE dhe duhet të shohin hapa konkrete. Ne sot kemi pasur kënaqësinë të lançojmë dialogun e nivelit të lartë për prioritetet kyçe, ne i referohemi atyre 5 që qëndrojnë mes Shqipërisë dhe rekomandimit te KE për statusin. Shpenzuam tre orë, por kemi nxjerrë edhe përfundime të përbashkëta. Së pari, kishim mundësinë të përkufizojmë mbështetjen në procesin e integrimit për Shqipërinë, synimi është te strukturohet bashkëpunimi dhe të ndihmojmë Shqipërinë që ta mbajë fokusin te integrimi. Së dyti, kemi konfirmuar se gjithëpërfshirja dhe transparenca është element kyç, dhe e theksoi Kryeministri pjesëmarrjen e kryetares për komisionin e integrimit, zonjën Bregu. Ne do e fuqizojmë këtë element në dialogun e nivelit të lartë”,- tha Fyle.