Sipas memorandiumit të nënshkruar, te dy palët angazhohen për të nxitur bashkëpunimin në fushën e tregtisë dhe agroindustrisë. Shkëmbimi i eksperiencave në politikat bujqësore, bashkëpunimi institucional, akademik, kërkimor, në fushën e statistikave bujqësore, ofrimi i bursave për studentët në sektorin e agrobiznesit kanë qënë disa nga pikat kryesore të memorandumit të nënshkruar sipas një njoftimi zyrtar.
Ministri Panariti u shpreh se Shqipëria dhe Hungaria duhet të identifikojnë pikat ku seicili vend ka avantazhe krahasuese dhe të forcojnë shkëmbimet tregtare. Sipas tij, Shqipëria mund të importojë nga Hungaria produktet e mishit, ndërsa Hungaria mund të importojë nga Shqiperia frutat e perimet me avantazhin se dalin në treg më heret se vendet e tjera të Europës.Ministri Panariti shtoi se “ Hungaria mund të ofrojë eksperiencën e saj në proçesin e integrimit në BE, konkretisht në sektorin e kontrollit të cilësisë së produkteve, në sektorin e statistikave, të ushqimit të kafshëve
”Nga ana e tij, Ministri Fazakas tha se “ky memorandum është hapi i parë që i paraprin organizimin e një forumi të biznesit Shqipëri –Hungari