Ndodhesh në udhëkryq jetësor ? Ja zgjidhja…..

76
crossroads_in_life
foto ilustruese

Të gjithë gjenden në një moment udhëkryqi në jetë, ku nuk arrijnë të vendosin për drejtimin, që duhet të marrin. Shpeshherë, sepse konfuzioni është dominues dhe shpeshherë për arsye se, ëndrrat dhe dëshirat janë të shumta për të kanalizuar qartë, se çfarë drejtimi është më i përshtatshmi për vetë ne. Kjo problematikë, karakterizon çdo fazë të jetës së njeriut, por tendencat më dominuese vihen re në fillimet e saj.

Specialisti francez, Christophe Labarde shpjegon për revistën Psikologjia, se si duhet të vëmë në jetë, projektin e ndërtimit të jetës.

Labarde sugjeron, se përpara se të përcaktoni objektivat konkretë, filloni duke i bërë pyetjen vetes: ’’Çfarë dëshiroj të bëhem ? Bëhet fjalë për nisjen e një ndërgjegjësimi ekzistencial, që përkthehet nëpërmjet angazhimesh konkrete. ‘’Në ç’drejtim kam dëshirë të evoluoj ? A kam dëshirë të jem më i lirë, më kreativ, më i afirmuar, më bujar, apo më i angazhuar ?’’

Pasi të bëni këtë pyetje, mirëprisni përgjigjen që ju ndjeni se është më e rëndësishme për ju, atë që ju e ndjeni të lidhur me aspiratat tuaja më të thella dhe më të veçanta. Përgjigja mund të vijë edhe brenda një muaji, për këtë nuk ka rregulla. Mos hezitoni të testoni vetveten, të pyesni vetveten, të projektoheni në kohë, në mënyrë që të jeni të sigurt që keni zgjedhur pikërisht atë, çka ju mendoni se mund të bëni.

Në momentin që jeni të sigurt, se keni identifikuar dëshirën tuaj për ndryshim, shkruani pyetjen dhe përgjigjen mbi një letër, që do ta vendosni në një zarf me ngjyrë, që ju mendoni se simbolizon më mirë projektin tuaj. Pastaj futeni zarfin( në një vend që ka kuptim për ju) njësoj si të mbillnit një farë në tokë.

Detajoni dëshirat tuaja

Pasi të keni mbjellë ‘farën e projektit tuaj’, mbi një fletë, shënoni dy ose tre ambicie të mëdha, që kanë lidhje me ‘’dëshirën’’ tuaj. Kushtojini të paktën një gjysmë faqe secilës. Nëse keni zgjedhur ‘ Dua të jem më e lirë’, ju mund të shënoni si ambicie, psh., ‘’të kem më shumë kohë të lirë për veten, të çlirohem nga gjykimi i të tjerëve, ose të shkëputem nga marrëdhëniet helmuese’’. Mos hezitoni t’i riktheheni zgjedhjes së ambicieve tuaja, nëse nuk jeni të bindur për përshtatshmërinë e tyre. Nuk duhet t’i jepni llogari, veçse vetes suaj. Në këtë stad, duhet të jeni të sigurt, se duhet të mbështeti mbi levën e duhur të ndryshimit.

Me të qenë të sigurt, rendisni gjithë përfitimet tuaja, si psikologjike ashtu edhe materiale, që shpresoni nga çdo ambicie e shprehur. Mos e censuroni veten, shënoni gjithçka, edhe ato më të parëndësishmet, që ju duken qesharake ose dytësore. Ky projektim pozitiv, do të ushqejë motivacionin tuaj, duke vepruar si pickim kujtues, çdo herë që ju do të rilexoni shënimet tuaja.

Tani, më një ngjyrë tjetër, rendisni gjithçka, që ju ka penguar dhe ju pengon të arrini këto objektiva : frikë, besime, të dhëna materiale….Gjithë frenimet, nga më e vogla tek më e madhja, duhet t’i rendisni të tëra. Ky ushtrim është shumë i rëndësishëm, sepse identifikon qartësisht atë çfarë ne na bllokon apo na frikëson, ndihmon të përcaktojmë progresivisht pjesën e gjërave, midis dëshirave tona dhe realitetit.

Planifikimi i zgjidhjeve

Kjo etapë është thjeshtësisht e përcaktuar të materializojë qëllimin tuaj, përpara vënies në jetë të projektit. Programimi në kohë i një projekti, jo vetëm përcakton një realitet, por kjo ndihmon në përforcimin e motivimit dhe thjeshtëson realizimin e tij. Qëllimi i kësaj shkëputje të përkohshme, është dalja nga një logjikë binare mashtruese të natyrës, ose gjithçka ose asgjë,, duke u angazhuar konkretisht dhe duke ju ftuar të adaptoni politika me hapa të vegjël.

Ju mund të shënoni diku këtë citim të Lao-tseu për ta pasur parasysh : ‘’ Një rrugë shumë e gjatë fillon gjithmonë me një hap të parë’’

Rendisni çdo ambicie në 3 nënndarje- afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë- në të cilën ju do të rendisni të gjitha zgjidhjet që do i përafrohen objektivave tuaj. Nga më precizet tek më të përgjithshmet, nga më të thjeshtat deri tek më të vështirat./Psychologies.com/en.ko/