Ndërtimet pa leje, policia sekuestrohen 4 objekte

51

ndertim pa lejeNjësia Task-Forcë e Vlorës ka sekuestruar 4 objekte të paligjshme që po ndërtoheshin në këtë qytet, si edhe ka nisur procedimin penal për 4 pronarët e tyre. Policia ka prangosur shtetasin E.Dh, 43 vjeç me banim në Vlorë, i cili po ndërtonte një objekt disa katësh në lagjen “Pavarësia” duke mos disponuar dokumentin përkatës për të kryer këtë ndërtim. Gjithashtu në pranga ka përfunduar edhe shtetasi R.H, 43 vjec. Sipas policisë ky shtetas ka qenë duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme një objekt në lulishten e sheshit “Avni Rustemi” në afërsi të teatrit Petro Marko.

Njësia Task Forcë ka prangosur edhe shtetasen me iniciale D. A., 60 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi nga veprimet e kryera ka rezultuar se ka qenë duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme një objekt disakatësh në lulishten e sheshit Avni Rustemi. Procedim penal ka filluar edhe për H. M., 48-vjece, banues në Vlorë, i cili ishte duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme një objekt dykatesh, ne lulishten e sheshit Avni Rustemi” .

Gjithashtu nga njësia Task-Forcë ka filluar procedimi penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” edhe në ngarkim të punonjësve të agjensive të tjera ligjzbatuese që kanë për detyrë ligjore dhe të drejtëpërdrejtë monitorimin dhe parandalimin e kryerjes së ndërtimeve pa leje.