Laver Bariu rrjedh nga një familje muzikantësh të qytetit të Përmetit. Interpretimet e tij shtrihen në harkun kohor 1950-2000.
Në mars të vitit 2001 ai u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh i punës” me motivacionin “për mjeshtërinë në interpretimin e vlerave të muzikës popullore dhe përcjelljen në popull të këtyre vlerave”.
Laveri ishte vlerësuar me disa çmime, muzika me saze e Laver Bariut renditet edhe në krye të listës së iso-polifonisë, e përfshirë në UNESCO si “kryevepër e trashëgimisë shpirtërore te njerëzimit”.
Në nder të mjeshtër Laverit, bashkia e Përmetit ka vendosur në bulevard edhe një yll me emrin e tij.