Ministri Cani: Çifti 2B çoi ekonominë në humnerë

62

kuvendi-i-shqiperise1Kuvendi do të shqyrtojë ditën e sotme për miratim buxhetin faktik. Projektligji i buxhetit faktik, që u miratua nga qeveria e mëparshme përpara tre muajve, do të mbrohet nga Ministri i ri i Financave, Shkëlqim Cani.

Në fjalën e tij para deputetëve Ministri i Financave Shkëlqim Cani e krahasoi ekonominë shqiptare me atë të viteve 1996 dhe fillimit të 1997. Cani tha se auditi ka nxjerrë një borxh të fshehur që i kalon 2 miliardë dollarët, ndërsa qeveria e mëprshme i ka favorizuar bizneset pranë saj.

“Viti 2012 i la stafetën 2013 për ta groposur. Çdo buxhet është rishikuar në ulje afro dy herë në vit. Shifrat janë manipuluar, duke thënë se ekonomia shqiptare ishte e dyta në botë. KLSH dhe Deloite vërtetojnë se boxhi i fshehur vetëm ndaj biznesit mbi 2 miliardë dollar. Viti 2012 e futi ekonominë e vendit në pritën e një ekonomie piramidale, me po të njëjtij çift, 2B (Berisha dhe Bode), por pa Suden.

Janë favorizuar kompanitë afër ministrit. Ish-ministri në tetë muaj ka paguar jashtë radhe 3.7 miliardë lekë. Si do të mund të mbushej buxheti i shtetit, kur kanë qenë të zënë me shpërblime urgjencash. Rritja e borxhit publik dhe rënia e ekonomisë janë elementët që shoqëruan punën e çiftit 2B gjatë vitit 2012”, tha Cani.