“Agimi i Artë” fiton sërish terren, në vend të tretë me 10% mbështetje

65

Agimi-i-Arte“Agimi i Artë” i ka bërë thirrje simpatizantëve të tij, të dalin në një manifestim të shtunën në Athinë. Qindra militantë dhe simpatizantë të lëvizjes neonaziste, kanë protestuar këtë të hënë përpara Gjykatës Supreme, ku po dëgjoheshin tre deputetë të Agimit të Artë.

Tre deputetët, rrezikojnë fajësimin për “përkatësi në një organizatë kriminale”, një cilësim juridik i vënë edhe përballë 6 deputetëve të tjerë të partisë, ku ndër to edhe drejtuesi i tyre Nikos Michaloliakos, i arrestuar që prej muajit tetor.

Gjykata Supreme është instanca, që po drejton hetimin kundër “Agimit të Artë”, të akuzuar për vrasjen e një këngëtari antifashist, Pavlos Fyssas, më 18 shtator në dalje të një lokali afër Athinës, nga një militant i “Agimit të Artë”.

Në javët në vazhdim pas kësaj vrasje, partia neonaziste kishte parë ulje të mbështetjes në vota sipas vlerësimeve të Institutit Metron, ku nga një mbështetje prej 13,1% në korrik, përqindja  ishte ulur në 7,6 në tetor.

Por, një sondazh i Metron i publikuar këtë të diel, e vlerëson përqindjen mbështetëse të kësaj partie të përkthyer në votë në 10%, gjithmonë në vend të tretë, pas konservatorëve të Demokracisë së Re dhe opozitës së majtë të Sirizës.