Në një konferencë për shtyp, kryetari i Kuvendit tha se shpreson që ky takim të realizohet sa më shpejt dhe të jetë produktiv.
“Vlerësoj ftesën që kryeministri i ka bërë kreut të PD-së Lulzim Basha për tu takuar lidhur me përmbushjen e një prej reformave më madhore për të cilin vendi dhe qytetarët presin prej dy dekadash siç është ajo që ka të bëjë me reformën administrativo-territoriale”, u shpreh Meta.
“Jam i bindur, vijoi ai, se kjo është një reformë në interes të vendit dhe për të gjithë qytetarët tanë që presin një pushtet vendor më efikas, që do të ofrojë shërbime më cilësore”, u shpreh kryeparlamentari.
“Shpresoj dhe do të uroja që kjo reformë të realizohet sa më shpejt, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme vendore qytetarët të kenë mundësi të votojnë për një pushtet vendor të riorganizuar që t’iu përgjigjet në mënyrë më cilësore nevojave dhe kërkesave të tyre”, tha Meta.