KQZ fillon përgatitjet për zgjedhjet parlamentare në Kosovë

60

kuti-votimiKomisioni Qendror i Zgjedhjeve fillon përgatitjet për zgjedhjet parlamentare 2014 në Kosovë, të cilat sipas deklaratave të partive politike pritet të mbahen në qershor ose në shtator.
Pas një mbledhje të sapombajtur sot të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës bëhet e ditur se u diskutua “lidhur me përgatitjet që duhet të bëhen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”. “Anëtarët e KQZ-së e panë të nevojshme se duhet filluar me disa përgatitje për këto zgjedhje”, theksohet në njoftimin zyrtar të dërguar nga KQZ.
Zgjedhjet parlamentare 2014 janë të dytat pas shpalljes së Pavarësisë, të katërtat në Kosovën e lirë nga qershori 1999, ku të parat zgjedhje u mbajtën në vjeshtën e vitit 2001.
Partitë politike në Kosovë kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare, pas zgjedhjeve lokale, të parave në gjithë territorin, përfshirë veriun, të mbajtura në 3 nëntor dhe që kanë vazhduar me balotazhin e 1 dhjetorit 2013 dhe me disa rivotime të pjesëshme, si dhe të jashtëzakonshme në 23 shkurt 2014 për kryetar komune në Mitrovicën Veriore, komunën më të re – të 38-ën kosovare, të 10-ën me shumicë serbe.
Në mbledhjen e sotme, KQZ i Kosovës miratoi Raportin e Shpenzimeve për Zgjedhjet Lokale të vitit 2013.