Meta: Për interesa tërësisht egoiste Shqipëria po shkon drejt konfrontimit

68

Presideti Ilir Meta paralajmëroi se për interesa tërësisht egoiste dhe okulte Shqipëria po shkon drejt konfrontimit nëse përgjegjësit nuk i thërrasin mendjes.

“Pas 22 vitesh, që kur Shqipëria u nda me vitin 1997, që ishte një vit mjfat fatkeq, të gjithë ti thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Për interesa tërësisht egoiste dhe okulte Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim. As dhe shqiptarët. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sisteme përjashtuese që në vitin ’90” u shpreh kreu i shtetit paraditen e sotme në një prononcim për median menjëherë pas pjesëmarrjes në konferencën e tretë kombëtare të Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, në Tiranë

Po kush i ka këto interesa okulte?

Meta: “Nuk i kanë ata të cilët mezi po presin turizmin dhe shtimin e rezevimeve dhe jo anulimin e rezevimeve.”

Kreu i shtetit ka dhe një përgjigje për deklaratën e kryeministrit i cili në një konferencë për median të pak ditëve më parë u shpreh se nuk ishte thirrur nga kreu i shtetit për zgjidhjen e krizës politike.

“Askush nuk mund ti transferojë përgjegjësitë tek të tjerët aq më tepër tek presidenti i Republikës. Ata e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që do të kenë në rast se e çojnë vendin drejt konfrontimit.”