Meta theksoi: “Sovraniteti është respektimi i vullnetit të qytetarëve dhe nuk ka mbrojtës më të mirë të sovraniteti se sa vetë sovrani, vetë qytetari. Fjala kyç për dekadat që vijnë është fjala sovranitet. Unë besoj se në radhë të parë është e rëndësishme t’i kthejmë sovranitetin qytetarëve, të mos injorohen më, të mos jenë viktimë e arbitraritetit të elitave të cilat kanë kërkuar dhe kërkojnë ta nxjerrin këtë sistem jashtë kontrollit të qytetarëve.”