“Nuk shoh ‘qethje’ të borxhit për Greqinë”, ka deklaruar Merkel për gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ndërsa Schauble, në intervistë për gazetën “Badische Neueste Nachrichten”, e përjashton kategorikisht këtë mundësi, duke thënë se “nuk do të ekzistojë” dhe se “në aspektin ekonomik Greqia është më mirë nga ç’pritej”.
Nga ana tjetër gazeta gjermane “Bild” shpreh sigurinë se borxhi grek do të reduktohet sërish, madje shkrimin kryesor të së shtunës në rubrikën politike e titullonte: “Vëmë bast, zoti Schauble se pas zgjedhjeve vjen qethje e re”.
Sipas gazetës, qeveria gjermane e fsheh faktin që Greqisë nevojitet edhe një paketë e re ndihme. “Bild” pretendon se Berlini ia ka dhënë mesazhin përkatës Athinës, duke kërkuar qetësi deri në zgjedhjet. “Ka një fjalë të cilën në Berlin nuk dëshiron ta përmendë askush – “qethja” e borxhit, por është e sigurt se kjo do të bëhet pas zgjedhjeve gjermane”, thekson “Bild”.