MD: Dënojmë çdo akt dhune ndaj shtetasve shqiptarë

52

Ministria-e-drejtesiseMinistria shqiptare e Drejtësisë ka reaguar lidhur me vdekjen e të burgosurit shqiptar në burgun grek. Në reagimin e MD-së kërkohet zbardhje e ngjarjes dhe dënon çdo akt dhunë ndaj shqiptarëve që vuajnë dënime në burgjet greke.

“Ministria e Drejtësisë shpreh keqardhjen e saj për ngjarjen e rëndë të ndodhur në burgun e Malandrinos në Greqi, me pasojë humbjen e jetës së shtetasve Jorgos Cironis dhe Ilia Kareli, i cili vuante dënimin në këtë burg. Ministria e Drejtësisë dënon çdo akt dhune ndaj shtetasve shqiptarë, të burgosur në burgjet greke”, thuhet në reagim.

“Duke besuar në marrëdhëniet e mira të fqinjësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve të drejtësisë të dy vendeve, dhe në zbatimin reciprok te ligjit dhe marrëveshjeve e konventave ndërkombëtare, veçanërisht ato me fokus respektimin e të drejtave të njeriut, Ministria e Drejtësisë shpreh besimin se reagimi i drejtësisë greke do të jetë i menjëhershëm për sa i takon zbardhjes së çështjes pa vonesë.”