Manjani: “Jo pazar me ndarjen territoriale”

53

Ylli-ManjaniZëvendësministri i Transporteve, Ylli Manjani, e quan ndarjen territoriale ndarje të kohës së pasaportizimit, duke vënë theksin se ajo nuk reflekton lëvizjet e qytetarëve nga njëra zonë në tjetrën.

Aktualisht, Manjani numëroi rreth 180 njësi vendore që nuk kanë asnjë mundësi t’u shërbejnë qytetarëve, por mbahen vetem me fondet e qeverise, e deri tek padrejtesia antikushtetuese që i ndan njerëzit në qytetarë të dorës së parë dhe të dytë, të qytetit dhe të fshatit.

Reforma eshte mese e domosdoshme thote Manjani, duke garantuar se nuk ka asnje prapavije politike dhe te lidhur me zgjedhjet e vendore te 2015-es.

Per kete thote ai, eshte e qarte edhe vete PD qe po shfaq kundeshtimin, pasi kushtet e vendosura prej saj nuk kane lidhje me reformen.

“Ajo që tha Basha është pak a shumë kjo: Që nëse hiqni militantët e PD, kryetarët e grup seksioneve që janë ende në administratë e që për punën e mirë apo të keqe që kanë bërë kanë një raport me ligjin, jo me mazhorancën, nuk ka konsensus. Por, për historitë që duhet t’i mbajmë me zor njerëzit në punë se janë anëtarë të PD, vetëm që të quhet konsensus, kjo është e papranueshme”, deklaroi Manjani.

Në themel te rezistences qe po ben PD, thote Manjani, eshte vetem sikleti i saj elektoral, që shthurjen e brendshme te opozites kerkon ta identifikoje me ndarjen e territorit.

“Në qoftë se sikleti i tretë është si të bëjmë Bashën që të mbajë bashkinë, që sot është 25 mijë vota më pak, kjo është punë tjetër. Ky është realiteti, të paktën sot në bashki, ku qeveris padrejtësisht, të paktën në pikëpamjen elektorale, politike dhe morale”, komentoi zëvendësministri i Transporteve.

Dukë kujtuar se qytetaret kane mandatuar kete qeveri per reforma dhe se mazhoranca i ka votat ne Kuvend, Manjani shton se serish opozites nuk do t’i mungoje oferta per konsensus.

“Sigurisht këtë do ta bëjmë jo duke e përkedhelur opozitën pafundesisht, sepse ajo që kërkon Basha nuk është më konsensus, por pazar. Me këre keto zona te fitoje une te le keto zona te fitosh ti, ky eshte Pazar dhe reforma nuk mund të bëhet duke bërë pazare”, përfundoi Manjani.