Londër shembet tavani i teatrit Apollo, 88 të plagosur

52

britain-theater-collapseTeatri Apollo në Londër është bërë objekt i një incidenti që ka shkaktuar plagosjen e 88 personave, por fatmirësisht nuk ka pasur të vdekur.

Incidenti ka ndodhur gjatë shfaqjes teatrale “The Curious Incident of the Dog in the Night-Time”.

Punonjësit e ekipeve të shpëtimit që arritën në skenë thanë se personat e bllokuar nën auditorin me 775 vende ishin nxjerrë.

Dëshmitarët thanë se një pjesë e tavanit ra gjatë shfaqjes, duke bërë që spektatorët të dilnin të frikësuar pasi e kuptuan se nuk bëhej fjalë për një incident që ishte pjesë e skenarit të shfaqjes.

Policia tha se shkaku i shembjes nuk ishte i qartë, por nuk kishte shenja se është shkaktuar nga ndonjë akt i qëllimtë apo sulm.