Karafila të bardhë mori Vaçja sot. Me duartrokitje dhe me lot në sy, u përcoll trupi pajetë i këngëtares së madhe shqiptare Vaçe Zela, në banesën e fundit e shoqëruar nga tingujt e këngës së Ëhitney Houston, “I alëays love you”.
Njerëzve të ardhur nga Kosova, të cilët kanë shoqëruar trupin e këngëtares nga aeroporti i Prishtinës, i janë bashkuar edhe autobusë të ardhur nga vendlindja e këngëtares, Lushnja që herët në mëngjes, raporton ATA.
Jashtë, Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, flamuri në gjysmë shtizë dhe duartrokitjet e qindra të pranishmëve, i dhanë lamtumirën e fundme këngëtares shqiptare Vaçe Zela, ndërsa arkivoli me trupin e pajetë mbulohej me flamurin kombëtar e qindra karafila të bardhë.