Përgjaken rrugët e vendit, tjetër tragjedi në Sarandë, 5 viktima

63

aksidentPërgjaken rrugët e vendit. Pas tragjedisë në Kukës një tjetër aksident me 5 viktima ka ndodhur në Sarandë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur Ura e Bogazit , ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur në vend 5 pasagjerë të mjeteve, mes të cilëve valltari i njohur i grupit të Konispolit, Taip Madani.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të policisë ,të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.