Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në stacionin e furgonëve në Laç ndërsa viktimat janë dy vëllezërit Preng dhe Genci Cara.
Sipas informacioneve, dy të plagosurit janë kalimtarë të rastësishëm në vendngjarje ndërsa viktimat kanë qënë të punësuar në shërbimin taksi 8+1 që bënin linjën Laç-Tiranë.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ndërsa policia ka vënë në pranga edhe autorin e ngjarjes Altin Pirolin, i cili është i sëmurë mendor.
Policia po kryen ende ekspertizën në vendin e ngjarjes, ndërsa janë pyetur disa dëshmitarë okularë në ngjarje për të zbardhur rrethanat në të cilat ndodhi ky krim i rëndë.