Shqetësimi i shfaqur në Evropë për masat e marra nga Parlamenti me dominancë të partisë konservatore në pushtet “Ligj dhe Drejtësi” (PIS), për Gjykatën Kushtetuese si dhe mediat publike dhe shërbimin civil, e detyruan Bashkimin Evropian të nisë një proces verifikimi të Shtetit të së drejtës në Poloni.
“Drejtuesja e parë e Gjykatës së Lartë, Malgorzata Gersdorf ka renditur disa vendime në mesin e së cilëve disa prej tyre ngrenë dyshime në lidhje me përputhshmërinë me rendin ligjor”, bëri të ditur për median zëdhënësi i Gjykatës së Lartë, Dariusz Swiecki.
“Bëhet fjalë kryesisht për rezolutat e parlamentit që çuan në anulimin e votave pararendëse për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Një praktikë e këtij lloji nuk parashikohet në sistemin ligjor polak”, tha Swiecki.
ATA