Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot në një takim një delegacion nga Mali i Zi, i kryesuar nga Igor Llukshiç, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane. Duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë, kryeparlamentari Krasniqi në fillim theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi janë mjaft të mira, por ekzistojnë mundësi që këto marrëdhënie të avancohen edhe më tej. “Në këtë frymë ekziston gatishmëri për thellim të vazhdueshëm të bashkëpunimit, që vjen si obligim dhe vullnet, si nga fqinjësia e mirë, ashtu edhe nga fakti që në shtetet tona jetojnë përkatësisht komunitetet shqiptare dhe malazezë”, tha ai. Duke i bërë një vështrim të kaluarës së dy vendeve, Krasniqi theksoi se gjithnjë duhet të reflektojmë nga ajo që na bashkon edhe gjatë historisë, por edhe sot duke u angazhuar për raporte të mira, të ardhme më të mirë, jo vetëm ndërmjet dy shteteve, por edhe në tërë Rajonin. “Në këtë aspekt, komunitetet pakicë asnjëherë nuk shikohen si pengesë, por si mundësi për bashkëpunim”, u shpreh ai. Lidhur me çështjen e njohjes me Kushtetutë të komunitetit malazez dhe të drejtës së tij për të pasur një vend në Kuvendin e Kosovës, të ngritur nga Llukshic, kryeparlamentari Krasniqi tha se kjo çështje do të zgjidhet me ndryshimet kushtetuese. Në këtë kontekst, Llukshiç tha se shoqëria malazeze ka gatishmëri për realizimin e të drejtave për bashkësinë shqiptare në Mal të Zi, njofton zyra e shtypit e Kuvendit të Kosovës.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane, Igor Llukshic, theksoi se kjo vizitë është një kontribut për marrëdhënie edhe më të mira ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës. “Me Qeverinë e Kosovës do të bisedohet për projekte konkrete në lëmin ekonomik, kulturor etj.”, theksoi Llukshiç.
Bashkëbiseduesit ishin unikë në vlerësimin se përpjekjet që bëhen nga dy shtetet drejt integrimit evropian dhe ndihma që mund të ofrohet në këtë shteg do të sjellin prosperitet dhe do të forcojnë bashkëpunimin e ndërsjellë.
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept All”, you consent to the use of ALL the cookies. However, you may visit "Cookie Settings" to provide a controlled consent.
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. These cookies ensure basic functionalities and security features of the website, anonymously.
Cookie
Duration
Description
cookielawinfo-checkbox-analytics
11 months
This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Analytics".
cookielawinfo-checkbox-functional
11 months
The cookie is set by GDPR cookie consent to record the user consent for the cookies in the category "Functional".
cookielawinfo-checkbox-necessary
11 months
This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookies is used to store the user consent for the cookies in the category "Necessary".
cookielawinfo-checkbox-others
11 months
This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Other.
cookielawinfo-checkbox-performance
11 months
This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Performance".
viewed_cookie_policy
11 months
The cookie is set by the GDPR Cookie Consent plugin and is used to store whether or not user has consented to the use of cookies. It does not store any personal data.
Functional cookies help to perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collect feedbacks, and other third-party features.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Advertisement cookies are used to provide visitors with relevant ads and marketing campaigns. These cookies track visitors across websites and collect information to provide customized ads.