Kryeministrja britanike jep dorëheqjen

77

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Tereza Mej, mbajti një fjalim të përlotur sot teksa njoftonte se po jepte dorëheqjen.

Ajo tha se ka bërë maksimumin deri tani, por në 7 korrik do të dalë nga zyra më e lartë e vendit.

Mej u detyrua të japë dorëheqjen pasi nuk arriti të realizojë marrëveshjen për Brexit, gjë që e bëri të humbasë mbështetjen e deputetëve të vet.

Ajo pranoi se tani nuk i ka mbetur më asnjë mundësi për ta votuar marrëveshjen e Brexit në Parlament, por u bëri thirrje deputetëve që të bashkohen e t’i përgjigjen popullit për referendumin.

“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime që të shërbej si kryeministrja e dytë femër”, tha Mej e përlotur. “Por sigurisht që s’do të jem e fundit.”