Kosove: Nis ndarja e policisë në vija etnike

62

Kosovo_20Police_20Service[1][1]Polici që dikur qe përjashtuar nga puna tash është ngarkuar me barrën e vënies së themeleve të një drejtori rajonale policore.

Nenad Gjuriq, i emëruar më 25 qershor me vendim të ministrit Bajram Rexhepi, ka filluar përgatitjet për formimin e Drejtorisë rajonale të Policisë e themeluar për serbët e veriut të Kosovës.

Të mërkurën, gjatë ditës ka qenë në Shtabin e Policisë në Prishtinë, për të marrë instruksione për funksionalizimin e drejtorië, Edhe sot do të jetë në Prishtinë.

Koha Ditore, ka kontaktuar me të, por ai  ka refuzuar të flasë për punën e tij, të kaluarën dhe detyrat që ka marrë.

Burime të gazetës kanë thënë se Gjuriq paraprakisht ka marrë instruksione nga Serbia. Ai do të zgjedhe stafin e bashkëpunëtorëve të ngushtë, njerëz të besueshëm të Serbisë. I tillë konsiderohet edhe ai, për shkak se Beogradi e kishte përzgjedhur për këtë pozitë.

Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikimi me shkrim ka thënë se prej se Gjuriq është emëruar drejtor, më 25 qershor, me vendim të ministrit Rexhepi, ka nisur punën si zyrtar i Policisë së Kosovës. Atë ditë atij i ka shkuar vendimi se është emëruar drejtor. Policia e Kosovës nuk ka sqaruar se çfarë punësh konkretisht po kryen Gjuriq, shkruan sot më gjerësisht “Koha Ditore”. /Koha.net/