Portugali, Presidenti bën thirrje për një qeveri të bashkimit kombëtar

14

portugal_silvaPresidenti Anibal Cavaco Silva, ka bërë thirrje të mërkurën për formimin e një qeverie të bashkimit kombëtar. Duke evokuar një situatë urgjente, ai i ka kërkuar tre partive politike kryesore, konservatore dhe socialiste të bien dakord për të vënë në jetë reformat e kërkuara si përgjigje ndaj planit të shpëtimit. Presidenti ka shmangur mbajtjen e menjëhershme të zgjedhjeve të parakohshme, të synuara për në qershor, kur u krye plani i ndihmës prej 78 miliard të akorduara Lisbonës.

Mbajtja e zgjedhjeve në kontekstin aktual, do të ishte ekstremisht negative për interesin kombëtar”,- ka deklaruar ai. “Ato do të zhvilloheshin në një klimë destabiliteti të madh financiar dhe do të krijonin një pasiguri të madhe dhe një mungesë besimi të agjentëve ekonomike dhe të tregjeve në vendin tonë”,- ka shpjeguar ai.

Socialistët tashmë kanë refuzuar pjesëmarrjen në një qeveri koalicioni, duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme, pasi ato aktualisht ndodhen në krye të sondazheve të bëra.

Masat shtrënguese, kanë shkaktuar një recension dhe një rritje të papunësisë më të fortë nga ç’ishte parashikuar, duke provokuar një pakënaqësi të madhe sociale./euronews/