Sherri mes familjeve Zela, dhe Vata, cili përfundoi me tre të plagosur ndodhi rreth orës 13:00 të 11 prillit në Gorre të Kurbinit.
Fillimisht sherri ka vijuar me përplasje fizike më pas ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit tip pistoletë.
Policia e Lezhës informoi sot se mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 është arrestuar Agim Zela, 48 vjeç banues në Shperdhet, Kurbinit.
Ky akuzohet se plagosi me pistoletë 55 vjeçarin Besnik Vata banues në Fushë Kuqe, të Kurbinit dhe ndodhet në Qendrën e Traumes Tiranë, pa rrezik për jetën.
Ndaj Vatës janë ngritur akuzat e ”Vrasja me dashje”mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” nenet 76/22 e 278/4 të Kodit Penal.
Po kështu ka nisur procedim penal në gjëndje të lirë për Durim V, vjeç 26, banues në Fushë Kuqe, Kurbin dhe Admir V, vjeç 20, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, pasi kanë goditur me grushte e mjete të forta shtetasit Agim Zela dhe Ardit Zela, vjeç 20, banues në Shperdhet Kurbin, duke iu shkaktuar dëmtime në trup por pa rrezik për jetën.
Materjalet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale ” “Plagosja e lehtë me dashje”, neni 89 i Kodit Penal.