Konferenca e fundvitit, Rama pasqyron punën e Kabinetit

57

ramaKryeministri i vendit Edi Rama është duke zhvilluar Konferencën e paralajmëruar të fundvitit.  Në këto momente Rama është duke bërë një pasqyrim të punës së tij nën prezencën e gjithë ministrave të kabinetit të tij.

Kryeministri bëri një prezantim të punës së kabinetit të tij gjatë këtyre muajve duke theksuar se viti 2013 ishte viti i 1 milionë shqiptarëve, ku koalicioni i majtë fitoi zgjedhjet e përgjithshme, duke u rikthyer sërish në pushtet.

 “Viti 2014 do të jetë viti i fillimit të rimëkëmbjes ekonomikë. Do të kemi një rritje më të lartë, me një trajektore të sigurtë në rritje, për katër vitet e këtij mandati dhe sigurisht që viti 2014, do të jetë një vit ku gjithkush do të ndiejë efektet e para të dobishme të politikës sonë të re, dhe të taksimit të ndershëm”, – tha Rama.

Rama tha se viti 2014 do të jetë viti i rilindjes dhe rimëkëmbjes. Kreu i qeverisë tha se gjatë vitit të ardhshëm do të shlyhet borxhi i shtetit ndaj buxhetit, do vendoset një rend i ri ligjor mbi sistemin energjetik.

“Shqiptarët që presin të legalizojnë shtëpitë e tyre do të përfundojnë kalvarin e përpjekjeve.  Gjatë vitit 2014 do të nisë dhënia në masë e certifikatave të pronësisë.

100 vitet e para mjaftojnë për të kuptuar se liria mediatike dhe editoriale nuk është më e kërcënuar. Ndryshimi i 23 qershorit hapi një marrëdhënie të re të individit me shtetin.

Mosdhënia e statusit nuk ishte vendimi më i mirë se ne, por nuk ka dyshim që hapat e qeverisë tonë u vlerësuan nga BE. Viti i ardhshëm do të jetë vitit i vazhdimit me vendosmëri në këtë rrugë.

Dua ti garantoj të gjithë se detyra është e imja dhe pushteti i atyre që ma besuan. I ftoj të gjithë të ndjekin debatet tona dhe të marrin pjesë aktivisht në to. Më lejoni tu kujtoj se një vit më parë kryeministri përdorte oborret e shkollave për mitingje, ku kush punonte në shtet ulte kokën dhe fshihte mendimet e veta nga frika e humbjes së punës. Ka kaluar vetëm një vit, por duket sikur ka kaluar një jetë.

Shpëtimi i vendit nga borxhet nuk është merita jonë, por e atyre 1 milion shqiptarëve që morën në dorë fatet e vendit”, tha Rama.

 Pyetje-përgjigje

A do të mbajë përgjegjësi qeveria nëse nuk merret statusi në qershor?

Qeveria do të mbajë përgjegjësi për gjithçka që i takon asaj. Ne do të bëjnë gjithçka na takon që qershorit të jetë momenti i vendimit të duhur. Mbetem me shpresë që ato forca ekstremiste që kësaj here ndikuan në marrjen e një vendimi të padëshiruar të mos kenë ndikimin që patën.

A kanë shpresë shqiptarët që pas një vitit të jenë më mirë ekonomikisht?

Unë nuk besoj që dilemat që kanë pasur shqiptarët që kanë votuar më 23 qershor. Ata votuan për të paguar më pak, kur fitojnë më pak. 97 për qind e kontributorëve do të paguajnë më pak taksa. Kjo do të thotë më shumë para për familjet e tyre. 2014 do të jetë viti i fillimit të rimëkëmbjes ekonomike. Trajektorja e rritjes është e sigurtë gjatë 4 viteve të këtij mandati. 2014 do të jetë viti ku gjithkush do të ndiejë efektet e para të politikës tonë ekonomike. Ata që deri sot kanë mbajtur barrën e pabarazisë që ka taksa e sheshtë, ne do ta bëjmë lehtësisht diferencën sapo të shohin sa para u mbeten në xhep nga taksimi i ri.

Bashkëpunimi me opozitën, aq i kërkuar nga BE. Cili është projekti juaj për ta arritur?

Fitorja e thellë na ka bërë të vetëdijshëm se njerëzit nuk kanë votuar për të zëvendësuar disa me disa të tjerë, por duan ndryshim rrënjësor. Ne jemi bërë zëdhënës të këtij ndryshimi. Mjafton të shihni në Parlament sa kohë flet kreu i opozitës dhe sa kryeministri.

A ka hendek mes premtimit për legalizimet falas dhe asaj që do të bëhet realisht?

Duhet të keni pak durim,shpresoj mijëra herë më pak durim se ata që kanë duruara me vite për të legalizuar shtëpitë. Në janar shpallim platformën e re që është në përputhje me premtimin tonë, duke u dhënë të gjithë atyre që kanë shtëpitë në zonat informate mundësinë që të marrin certifikatën e pronës së tyre, pavarësisht kushteve në të cilat ndodhet.

A do ta realizoni premtimin për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit?

Një agjenci e tillë kërkon një bazë ligjore të re. Me fillimin e vitit të ardhshëm, parlamenti miraton krijimin e saj. Do të ketë një kapitull të ri në administrimin e kësaj pjese jashtëzakonisht të rëndësishme të vendit.

A ka arsye pse qeveria nuk publikon vendimet e marra prej saj?

Mund të jetë diçka që mund të ketë ndodhur në ndonjë rast. Çdo vendim i qeverisë pasqyrohet menjëherë në faqen zyrtare, nëse nuk ka ndodhur ka qenë për arsye teknike. Është thjesht mangësi e natyrës teknike.

Mbledhja e parë e qeverisë Shqipëri-Kosovë, a do të ketë projekte konkrete?

Ju jeni të ftuar në Prizren, ku pas mbledhjes do të bëjmë zbardhjen me gojë të gjithë mbledhjes, që pastaj do të zbardhen edhe me shkrim.

Çfarë do të bëni ndryshe nga paraardhësi për reformën në drejtësi?

Të gjitha qeveritë e kanë pasur prioritet drejtësinë, por edhe integrimin, ekonominë etj, por problemi është çfarë kanë bërë? Ne jemi të gatshëm me një dokument të përgatitur nga ministri i Drejtësisë për një reformë që kërkon përfshirje të plotë të shumicës parlamentare, opozitës, shoqërisë civile. Ne jemi të gatshëm ta luajmë rolin tonë, me gjithë kompetencën që na takon.

 

Në një intervistë tuajën kohë më parë në Ora News keni thënë që statusi nuk i është dhënë Shqipërisë për shkak të videos Meta-Prifti.

Referenca që ju bëni është e pavërtetë. Unë kam thënë të kundërtën, por duke qenë se ju jeni për të referuar të kundërtën, unë nuk jam me ju. E rëndësishme është që Klani dhe çdo televizion tjetër është i lirë.

A keni një urim për kundërshtarin politik?

Unë e kam për opozitën, të jetë shumës e jo njëjës. Le të jetë 2014 viti kur opozita do ringjallet, sepse pas zgjedhjeve opozita është si ilustrim i shprehjes së biblës “të vdekurit që merren me të vdekurit”. Nuk është as në të mirën tonë si qeveri që i gjithë parlamenti të ketë vetëm një program atë të qeverisë, pasi opozita nuk ka program as ide alternative.

Ka zëra që flasin për prishje të marrëdhënieve me SHBA për shkak të refuzimit të armëve kimike…

Kam vënë re me keqardhje se njerëz me zë publik i shohin marrëdhëniet me SHBA si marrëdhënie me komshiun, që mund të prishen për shkak të ashensorit. Marrëdhëniet tona me SHBA janë solide. Ne jemi të investuar si një vend që respekton dhe respektohet. Asnjëherë nuk kemi ndier mungesë respekti ndaj nesh.

Kur do të jenë aleatët pjesë e qeverisjes?

Aleatët tanë janë të përfshirë në bashkëqeverisje, nuk ka asnjë dyshim për këtë.

A do ju gjejë viti i ri në shtëpinë e re?

Vitin e ri kam dëshirë ta festoj në shtëpinë e vjetër, jo vetëm sepse të renë nuk e kam gati, por i takon vitit të vjetër festa në shtëpinë e vjetër.

Nëse Presidenti Bujar Nishani do të kërkonte një mandat të dytë, a do ta mbështesnit?

Vetëm mund ta përshëndes. E uroj me gjithë zemër që dëshira për një mandat të dytë të përkthehet në dëshirë dhe nevojë për të nderuar mandatin e parë.

Rama: Konferenca e fundvitit sot, në orën 12:00

Kreu i qeverisë Edi Rama nëpërmjet një postimi në “Facebook” dhe “Twitter” ka njoftuar se sot në orën 12:00 do të zhvillojë në ambientet e Kryeministrisë në sallën e hartave konferencën e fundvitit.

Konferenca do të jetë e drejpërdrejtë në televizion dhe livestream në “Facebook”. “Sot në orën 12.00 në Kryeministri konferenca e fundvitit e qeverisë live tv dhe livestream në FB e ‘Twitter’ nga salla e hartave”,- shkruan Rama.