Këshilli i Ministrave miraton disa vendime të rëndësishme

70

keshilli i ministraveKëshilli i Ministrave mori vendim për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, për akordimin e grantit ekonomiko-teknik.

Qeveria mori vendim edhe për kriteret dhe masën e përfitimit të pagesës së qirasë për strehim për punonjësin e Policisë së Shtetit.

Qeveria vendosi edhe një shtesë fondi prej 6 milionë lekë në buxhetin e vitit 2016, për kryeministrinë që i jepet, në formën e transfertës, Autoritetit të Mediave Audiovizive, për t’u përdorur për financimin e organizimit të fushatës për informimin e publikut për kalimin e transmetimeve analoge në transmetime dixhitale.

Qeveria përcaktoi gjithashtu kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017

Qeveria miratoi edhe strategjinë afatmesme të menaxhimit të borxhit 2016-2018

Qeveria miratoi në parim, ndryshimin e marrëveshjes së huas, tё ratifikuar me ligjin nr.10412, datё 7.4.2011, “Pёr ratifikimin e marrёveshjes sё huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Ujësjellës-Kanalizimeve, Pogradec, si agjenci e zbatimit të projektit, dhe KfW Frankfurt am main për financimin e programit “Mbrojtja mjedisore e liqenit të Ohrit, kanalizimet, Pogradec”.

Qeveria gjithashtu shpronësoi, për interes publik, pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rishikimi i projektit të zbatimit të fazës së parë të vijës bregdetare të qytetit të Vlorës”.

Qeveria shpronësoi, për interes publik, pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit, “Ndërtimi i parkut sportiv”, Korçë

Qeveria miratoi sot edhe Strategjinë e Strehimit Social 2016-2025

Qeveria miratoi edhe marrjen në përdorim të përkohshëm dhe vendosjen e servitutit për interes publik mbi pasuritë e paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i korridorit të ndërtimit dhe sistemit të gazsjellësit (pjesë e projektit TAP)

Qeveria vendosi edhe për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Bashkimit Evropian, me mision trajnues, në Republikën e Malit, në Afrikë.

Qeveria vendosi për ngushtimin e diferencave në masën e pensioneve

Qeveria vendosi edhe për miratimin e marrëveshjes së grantit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, që vepron si administratore e fondeve të grantit të akorduar nga fondi i mirëbesimit me shumë donatorë, për financimin e projektit të zbatimit të nismës për transparencë në industrinë nxjerrëse në Shqipëri.