Shtetet anëtare do të pyeten për të lejuar Serbinë, Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe ndoshta edhe Bosnjën, për të vazhduar formalisht procesin e negocimit me BE-në.
Shqipëria, e cila aplikoi në vitin 2009 për t’u bërë pjesë e Bashkimi Evropian, ka pasur një zhvillim për sa i përket zgjedhjeve në vend. Në qershor, ajo zhvilloi zgjedhjet më të mira në historinë e saj dhe kaloi një paketë vendimtare në sistemin e ligjeve.
Kosova dhe Serbia kanë përparuar në marrëdhëniet ndërmjet tyre, që prej luftës së vitit 1998-1999, duke pranuar etnicitetin e serbëve në veriun e Kosovës.
Bosnja ka bërë përparësi në rrugën e çështjeve kushtetuese që e ka bllokuar procesin për 4 vite rresht, ndërsa Maqedonia do të kërkojë, për herë të pestë, dritën jeshile drejt BE-së, gjë që do të çojë në tensionimin e grupeve politike dhe etnike nën qoftë se Greqia vë veton.
Më e pafat pritet të jetë Turqia, pasi Komisioni do të reduktojë shanset e saj për rifillimin e bisedimeve për të hyrë në BE, duke mos i dhënë asaj rekomandimin.
Michael Leigh, ish-drejtori i përgjithshëm i çështjeve të zgjerimit në Komisionin Evropian, thotë për EuropeanVoice, se ky vit nuk ka qenë një vit i keq.
“Kemi parë një përmirësim të vërtetë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa zbutja e grindjes për Qipron, besoj se do ta sjellë më afër Turqinë me Bashkimin Evropian”, -ka shtuar më tej Leigh.