Mediet greke raportojnë se, Toma është kapur me një kallashnikov në Kastoria.
Autoritetet shqiptare më parë kishin dërguar informacion në Greqi dhe Maqedoni lidhur me kalimin e mundshëm të kufirit nga tre të arratisurit nga burgu i Drenovës.
Mësohet se mes të arratisurve shqiptare dhe policisë greke ka pasur përleshje rreth orës 19:00, ndërsa të burgosurit po përpiqeshin të largoheshin nga malet e Kastoria-s. Gjatë shkëmbimit të zjarrit nuk ka pasur të plagosur apo të vrarë.
Pak ditë më parë, shtatë të burgosur nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës u arratisën pas një plani të organizuar nga Admir Tafili.