Eksploziv banesës në ndërtim, të kreut të PD-së në Shkodër

64

EKSPLOZIV-BANESES-280x200Astrit Bushatit, kreut të PD-së në Shkodër i është vënë një sasi ekplozivi në banesën që është në ndërtim e sipër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Lënda plasëse, sipas burimeve policore, është vënë në katin e pare të banesës dhe nuk ka shkaktuar dëme në njërëz dhe as dëme të mëdha materiale, pasi është banesë në ndërtim.

Mësohet se kreu i PD-së së Shkodër ka bërë denoncimin përkatës në polici dhe nuk dihen ende shkaqet e vendosjes së kësaj lënde plasëse. Struturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punojnë  për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.