Edhe pse Universiteti i Oxford-it vazhdon të jetë i treti në listën botërore të klasifikimit të universiteteve, Britania e Madhe duket se po e humbet prestigjin e të qenit në dhjetëshen më të mirë.
Universiteti i Oxford-it, i Cambridge dhe Universiteti i Londrës e kanë rritur reputacionin e tyre, por disa nga universitetet e tjera të Britanisë së Madhe kanë zbritur poshtë në listën e sistemit arsimor botëror, çka rrezikon që Britania e Madhe të mos bëjë më pjesë e dhjetëshes më të mirë botërore.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kryesojnë listën me Institutin e Teknologjisë së Kalifornisë dhe Universitetin e Harvard-it, të cilët ndiqen nga Universiteti i Oxford-it në Britani, dhe dominojnë tregon me shtatë universitete në dhjetëshen më të mirë, si dhe 77 në 200-shen botërore.
Londra vazhdon të mbetet kryeqyteti i cili ka 40 universitetet më të mira botërore, ku katër prej tyre bëjnë pjesë në dhjetëshen kryesuese të listës, duke goditur kështu ekonominë japoneze dhe atë kineze.
“Renditja e re e universiteteve rrit shqetësimet për markën tonë të institucioneve. Analistët tanë kanë nxjerrë shenja të qarta të rritjes së diversifikimit të sistemit britanik duke sugjeruar se liberalizimi i tregut po ndryshon me shpejtësi duke shkaktuar sakrifica të mëdha”, -shprehet Phil Baty, editor i rankimit botëror të universiteteve.
Për nga universitet më të mira evropiane cilësohet Instituti Federal i teknologjisë në Zyrih të Zvicrës.
Ja 10 universitet më të mira botërore:
1- California Institute of Technology
2- Harvard University
3- University of Oxford
4- Stanford University
5- Massachusetts Institute of Technology
6- Princeton University
7- University of Cambridge
8- University of California, Berkeley
9- University of Chicago
10- Imperial College London