Të shtëna pranë Kongresit Amerikan, vritet një grua

44

100722-abd kongresi.hlargeTë shtëna me armë zjarri u dëgjuan ditën e sotme afër Kapitolit në Uashingtonit. Për pasojë, policia mbërriti në vendngjarje menjëherë dhe mbylli të gjitha zyrat.

Mësohet se policia po ndiqete një grua me automjet, e cila më pas tentoi të hynte brenda godinës së Kongresit. Policia hapi zjarr dhe mesohet se gruaja është qëlluar për vdekje.

Bashkë me gruan ishte edhe një fëmijë, i cili duket se nuk është dëmtuar nga përplasja. Forca të shumta policie janë mbledhur në vendgjarje dhe kanë bllokuar të gjithë zonën

Sipas dëshmive, turistët e ndodhur aty pranë u strehuan brenda ndërtesës së Kapitolit, deri sa të qetësohej situata.  Mësohet se disa prej senatorëve ishin duke kuvenduar jashtë godinës kur ndodhën të shtënat. “Dëgjova tri të shtëna dhe më pas më thanë të shtrihesha në tokë”, tha senatori Bob Casey.